18.1 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Gjini: Kosova ka hyrë në fazën ku “asgjë nuk ndodh”, përveç kalkulimeve të pafundme

- Advertisement -

Për Kosovën, gjysma e parë e vitit 2025 vështirë se mund të kishte marrë kahje më të zymtë: bllokadë institucionale që paralizoi funksionimin e shtetit, ministra/“deputetë” që ushtrojnë jashtëligjshëm kompetenca ekzekutive, dhe një ekonomi e brishtë, me inflacion në rritje e institucione ndërkombëtare që ulin projeksionet për rritje konomike.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, kryetari i Gjakovës dhe njëherazi anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, tha se Kosova ka hyrë në një fazë ku “asgjë nuk ndodh”, përveç “kalkulimeve të pafundme për zgjedhjet e ardhshme”.

Në një intervistën për “Pressing” në T7, Gjini tha se personalisht “nuk do ta kishte votuar” Dimal Bashën, por shtoi se “ai i ka marrë votat dhe Kosova duhet me ec tutje”. Thelbi i shqetësimit, sipas Gjinit, është tjetërkund: “Kuvendi nuk është i konstituuar – as në bazë të praktikës së deritanishme, as në bazë të gërmës së Kushtetutës.”

Ai paralajmëroi për atë që e quajti “path dependency”: nëse sot normalizohen shkeljet, nesër ato bëhen rregull, dhe kthimi në shinat e të drejtës do të kërkojë “energji, vullnet dhe guxim”.

“Me dalë tash kryetari i Kuvendit ditën e dytë që është zgjedhur dhe me thanë ‘unë e konsideroj Kuvendin të konstituuar’, për ne është problem. Këto janë probleme që kanë me pasë inercion afatgjatë. Besoni, që i thonë “path dependency”, që është njëfarë fjale anglisht – nëse dikush e shkel livadhin shtrëmbër, krejt atë drejtim kanë me ndjek. Ka me u dashtë energji, vullnet dhe guxim për me i ndërru këto praktika. Nëse njëherë vendosen këto praktika, janë tepër problematike.” – deklaroi ai.

Gjini kritikoi varfërimin e debatit publik dhe reduktimin e narrativës politike në aritmetikë elektorale – duke lënë në harresë qeverisjen, sigurinë dhe raportet me aleatët strategjikë.

“Unë jam t’u e pa debatin që po mungon nëpër studio televizive, por diçka është duke munguar në krejt këtë sens – asgjë nuk është t’u ndodhë përpos se është t’u u kalkulu kur me ndodhë zgjedhjet e ardhshme edhe kur kujt i konvenon. Vetëm kjo është.

Si dhe krejt narracioni politik është për me u vendos në një pozicion që të fiton edhe ndonjë votë. Në Kosovë sot nuk është duke ndodhur asgjë tjetër. Nuk është duke menduar dikush se çka mund të ndodhë në aspektin kushtetues, as çka mundet me ndodhë me qeverisjen apo sigurinë në vend. Çka mundet me ndodhë me raportet me BE-në dhe SHBA-në – fare.” – deklaroi Gjini.

Të ngjashme

Të fundit