3.5 C
New York
Sunday, December 7, 2025

Buy now

Gjini: Koordinimi më i pastër i VV-së me Listën Serbe u pa te paga minimale, për t’i përjashtuar veteranët e luftës

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar në Debat Plus se qeveria në detyërpo tregon mungesë të theksuar transparence rreth kompanisë NOA. Sipas tij, askush nga ekzekutivi nuk ka sqaruar publikisht se kush qëndron pas kësaj kompanie dhe çfarë po ndodh me qarkullimin e saj të madh financiar. Ai ngriti pikëpyetje të drejtpërdrejta për fitimin e “NOA Energji”, duke thënë se është e papranueshme që një ndërmarrje me operime rreth 1 miliard euro të mos ketë llogaridhënie të qartë për paratë dhe profitin.

“Ku ka shku profiti i NOA Energji? Nuk del në konferencë për shtyp me tregu që një ndërmarrje që i operon 1 miliard euro, që nuk ia dinë profitin, çka po ndodh me ato pare. Nuk falin fare” – deklaroi Gjini.

Gjini më tej akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje për koordinim politik me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe, duke e lidhur këtë me votimin e ligjit për pagën minimale. Ai tha se thelbi i asaj vote ishte përjashtimi i veteranëve të luftës nga koncepti i pagës minimale dhe se ky bashkërendim, sipas tij, ka qenë i pastër por i zhvilluar në mënyrë të fshehtë, duke shtuar se incizimet e publikuara mund të mos ishin bërë kurrë publike.

“Muj me të thënë që koordinimin më të pastër që e kemi pa najherë mes cilësdo parti politike shqiptare me Listën Srpska ka qenë koordinimi i Vetëvendosjes me Radojçiqin përmes Mimoza Kusari-Lilës për votën për pagën minimale. Esenca e votës për pagën minimale ka qenë përjashtimi i veteranëve të luftës prej konceptit të pagës minimale” – deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit