Home Lajme Gjini, i shqetësuar me masat anti-damping që pasuan si shkak i letrës së munguar nga Qeveria

Gjini, i shqetësuar me masat anti-damping që pasuan si shkak i letrës së munguar nga Qeveria

0
Gjini, i shqetësuar me masat anti-damping që pasuan si shkak i letrës së munguar nga Qeveria

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së me partnerë të koalicionit, Ardian Gjini, ka shprehur shqetësim mbi qasjen e Qeverisë Kurti ndaj ndërmarrjeve.

Sipas Gjinit, ekzekutivi aktual qeveritar, prishi raportet e Kosovës me Amerikën ndaj dhe bizneset pësuan me masat anti-damping, duke përfshirë korporatën Devolli dhe ndërmarrjet në gjithë Kosovën, transmeton klankosova.tv.

”Duhet me i rikthy marrëdhëniet me miqtë. Serbia nuk mundet me na prish neve me na prish me Amerikën as me Evropën”.

”Ne vet mund të prishemi me Amerikën. Ne jemi nën sanksione. Nuk na i ka bërë Serbia sanksionet, ato na i bëri qeveria jonë”.

”Jemi nën sanksione edhe prej Amerikës. Ligji anti-damping, ka ndodhë për ma gjon se veç për Kosovën. Por, nuk ka ndodhë veç për Devollin, po për gjithë Kosovën”.

Ai u shpreh në Rubikon, se qeveria e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, u bë shkaktar i këtij vendimi për shkak të një veprimi të papërgjegjshëm.

Derisa Gjini po ashtu pati edhe një thirrje ndaj qytetarëve për siç tha sot mision historik, është ta kthejnë Kosovën në binarë.

”Qytetarët e Kosovës, një pjesë dërmuese e tyne, e kanë kuptu, e kanë pa ofertën tonë të Aleancës dhe partive opozitare, janë oferta që lidhen me çështje konkrete, por jetike është që qytetarët me e pa në cilët binarë është Kosova sot, dhe ku mundet me shku nëse vazhdon në këta binarë”.

”Është e gabueshme, është theqafje për vendin. Sot mision historik është me kthy Kosovën në binarë”.

 

Exit mobile version