20.9 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Gjini i ashpër me VV-në: Çka dreqin po doni, a po i doni votat e hajvanatit? (Video)

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai ka thënë se atyre duhet t’u bëhet një pyetja se çka po duan dhe a po i duan votat, siç u shpreh ai “të hajvanatit”.

“Prej anës së Lëvizjes Vetëvendosje është kulmi i hiporizisë, unë e kam dëgjuar edhe Albulena Haxhiun që po kërkon të bëhet kryetare e Kuvendit, i kam dëgjuar edhe eksponentët e tjerë, i kam dëgjuar çfarë flasin”.

“Edhe tash duhet me i pytë “të nderuar anëtarë të Kuvendit nga Lëvizja Vetëendosje, çka dreqin po doni, çka jeni t’u dashtë, a po i doni votat e hajvanatit për me u bë ju në pushtet, a po na tregoni se çka po doni?”, është shprehur tutje Gjini.

Të ngjashme

Të fundit