8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Gjini i AAK-së për propozimin evropian: Kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka folur rreth planit franko-gjerman, ku ka thënë se ky propozim është model i planit gjermano-gjerman.

Gjini ka deklaruar se ai e sheh këtë propozim si plani gjermano-gjerman, sipas tij minus OKB-në dhe plus Asociacionin.

“Ka pasur shumë njerëz që kanë punuar gjatë gjithë kohës edhe në pjesë tjera, në fakt mund të ndodh që ka pasur proces rivers, janë nënkuptuar zgjidhjet që duhet të jenë dhe ajo materie është sublimuar në 11 pika dhe në një preambulë. Si e kam parë unë, këto janë marrëveshje gjermano – gjermane, minus OKB, për shkak se s`ka pajtim ndërkombëtar për këtë, sepse nuk është temë e Serbisë dhe plus garancionet për pakicat sepse midis dy Gjermanive nuk ka pasur pakica, ka qenë i njëjti popull, nuk kanë negociuar dy kombe të ndryshme. Edhe njëherë, unë e shoh si plan gjermano- gjerman, me minus OKB dhe plus Asociacion edhe garancionet që jepen për kishën ortodokse, ky është plani. Edhe njëherë po e them, duhet të shihet konteksti më gjerë, rrjedhat historike, çka ka ngjarë në Kosovë për shumë vite dhe të kuptohet.” – ka thënë Gjini për Gazetën Blic.

Tutje Gjini ka deklaruar se kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve.

“Se si ne e kemi lexuar, kjo marrëveshje është njohje e ndërsjellë midis dy vendeve, dy entitete ia njohin njëra- tjetrës simbolet, kufijtë, dokumentet zyrtare e gjithçka tjetër. Zotohen që mos të flasin për njëri- tjetrin, pra po flasim për një njohje de fakto po i themi, por mund t`iu them se de jure nuk ka qysh mos të ndodh në një moment, por për Kosovën e kemi thënë shpesh, gjëja më e rëndësishme në vetvete, nuk është njohja prej Serbisë, por njohja është njohja prej pesë vendeve hezituese të Unionit Evropian, integrimi në institucione ndërkombëtare dhe në NATO. Kjo është esenca, dhe kjo është arsyeja që unë mendoj se jemi në fazën që duhet të ketë pajtueshmëri dhe dakordancë.” – ka thënë tutje Gjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit