24.3 C
New York
Thursday, July 3, 2025

Buy now

Gjini e quan Kurtin uzurpator

- Advertisement -

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka akuzuar qeverinë Kurti në detyrë, duke thënë se në Kosovë po relativizohet çdo shkelje dhe po ndodh një uzurpim i hapur i institucioneve.

Në Debat Plus, Gjini tha se do të vijë një ditë kur edhe ata që sot e mbrojnë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, do të ndihen të turpëruar për qëndrimet e tyre.

Gjini theksoi se çështja nuk lidhet vetëm me skandalin financiar rreth kompanisë NOA, por edhe me mënyrën se si po menaxhohen funksionet kyçe të shtetit.

“Duhet diku me u ndalë, tendenca me relativizu gjithçka…unë po them që ka me ardh një ditë që shumëkujt në Kosovë së pari këtyre që janë në pushtet ka me iu ardh trup se çfarë janë duke bërë. Nuk ka me zgjatë me vite, ka me iu ardh turp, kanë me u turpnu njerëzit që e kanë mbrojtur nëpër studio ketë uzurpator kanë me u turpnu edhe njerëzit që i rrinë afër. Nuk është çështje vetëm e gjysmë miliardit të NOA-s”, deklaroi ai.

Ai theksoi rëndësinë e pozitës së kryetarit të Kuvendit, të cilin e quajti “figura numër dy në shtet” që, sipas Kushtetutës, mund të marrë detyrën e presidentit në rast të jashtëzakonshëm.

“Kjo pozitë nuk mund të merret pa konsensus, të paktën nominal. Opozita po thotë ‘nuk e duam këtë person’, ndërsa Kurti refuzon edhe të votojë nënkryetarët e propozuar nga partitë tjera. Ky është uzurpim i institucioneve”, shtoi  Gjini.

Sipas tij, roli i nënkryetarëve të Kuvendit është i qartë dhe i përcaktuar – ata janë përfaqësues të grupeve politike dhe ndihmojnë në agjendën e punës së kryesisë, por nuk mund të barazohen me pozitën e kryetarit të Kuvendit.

“Nënkryetarët e Kuvendit janë përfaqësues të grupeve politike me kryesi të kuvendit për ta bërë agjendën me kryetarin edhe me zëvendësu kryetarin kur ai mungon për atë që ai e cakton jo kushdo prej nënkryetareve. Pozita e nënkryetarit është me vite më pak e rëndësishme se pozita e kryetarit”, deklaroi Gjini në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit