-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Gjini: E kanë tmerruar popullin, tash duhet ta bëjnë vetë Asociacionin

- Advertisement -

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, duke folur për mundësinë e themelimit të Asociacionit, thotë se në Kosovë janë krijuar dy mite për të.

Sipas Gjinit, te disa shqiptarë është krijuar ideja se do të ndodhë diçka e tmerrshme me formimin e Asociacionit, ndërsa te pakica serbe diçka e jashtëzakonshme.

“Unë po besoj që janë dy mite shumë interesante në Kosovë për të njëjtën çështje. Te shumica shqiptare është krijuar ndjenja e një gogoli të jashtëzakonshëm për krijimin e Asociacionit-Zajednicës. Përderisa, te komuniteti serb është e kundërta ata mendojnë që kush e di se çfarë ka me ndodhë kur të krijohet Asociacioni”, ka thënë ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Sipas Gjinit, formimi i Asociacionit nuk ka me qenë as tmerrues, por as i jashtëzakonshëm, sepse ai thotë që nuk mundet me pas zgjidhje të tilla në Kosovë.

“Te miti i parë, njëra palë ka menduar që ka me qenë diçka tmerruese, pala tjetër mendon që ka me qenë diçka e jashtëzakonshme. Besomni që ka me qenë në mes, nuk ka me qenë as e jashtëzakonshme as tmerruese për shkak se nuk mundet me pas zgjidhje të tilla në Kosovë. Dhe unë prapë jam i lumtur që në fund Qeveria e Kosovës e ka kuptuar që nuk është diçka tmerruese”, tha nënkryetari i AAK-së.

Gjini thotë se Lëvizja Vetëvendosje e ka tmerruar popullin një kohë të gjatë.

“E kanë tmerruar popullin një kohë të gjatë edhe ‘Karma is a Bitch’, tash i duhet puna me ardhë me bo vetë, mirëpo Alenca prapë nuk ka me qëndru indiferente nuk kemi me u shndërru në çekiç i cili godit për këtë çështje për implementim të marrëveshjes”, shtoi ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit