24.8 C
New York
Thursday, September 4, 2025

Buy now

Gjini: Dimal Bashën nuk e kisha votu as për inati, as për humor as seriozisht

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, gjatë një interviste në emisionin Pressing në T7, është ndalur edhe te zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës. Ai ka qenë i prerë në qëndrimin e tij se nuk do ta mbështeste në asnjë rrethanë Dimal Bashën për postin e kryetarit të Kuvendit.

“Dimal Bashën nuk e kisha votu as për hatër të dikujna, as për inati, as për humor as seriozisht. Kurqysh s’e kisha votu. Shumë thjesht. Ama ky i ka marrë votat dhe Kosova duhet me ec tutje. Mirëpo, Kuvendi nuk është i konstituuar, as në bazë të praktikës së deritanishme, as në bazë të gërmës së Kushtetutës”, tha Gjini në Pressing.

Të ngjashme

Të fundit