3.4 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Gjini: Deputeti Batusha ka menduar që duke i ndalur punët në Gjakovë i fiton zgjedhjet

- Advertisement -

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka menduar se duke ndalur punët në Gjakovë do të i fitojë zgjedhjet.

Ai në emisionin “Info Nata“ në Tëvë 1 ka thënë pas punimeve në qytetin e vjetër të Gjakovës, kanë marrë një email për t’i ndaluar punimet, e që sipas tij, janë shkruar nga deputetë të LVV-së.

“Kur flasim për qytetin e vjetër duhet më ditë që vetëm 700 metra të rrugës kryesore janë pa u ritrajtuar. Të gjitha rrugët tjera në qytetin e vjetër janë rishtruar me beton-arme dhe nuk lëvizin më. Pamja e qytetit të vjetër ka ndryshuar komplet sa i përket infrastrukturës. Përveç rrugës kryesore, për të cilën që është turp me e drejtuar gishtin të unë, pasi për mua tashmë ish kanë e kryer…në qytetin e vjetër duhet me marrë lejë pasi është në mbrojtje. Edhe një herë po ju them, e kemi hartuar projektin, e kemi marrë lejen, kemi nisur me punuar. Ka shkruar dikush prej Gjakovës letra që më ndal lejen dhe i kemi zbuluar ata emaila të famshme…Janë deputet të Gjakovës që janë me Vetëvendosjen…Batusha drejtpërdrejt. E kemi publikuar emailin, nëse më thotë diçka ia publikojë edhe një herë. Arsyet kanë qenë politike, pasi ai ka menduar që duke i ndalur punët në Gjakovë ka me i fituar zgjedhjet në 2021, por e ka parë që nuk bënë se nuk fitohen zgjedhjet ashtu”, ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit