15.4 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Gjini befason: Do të jem kandidat për kryetar të AAK-së nëse tërhiqet Haradinaj

- Advertisement -

Në rast se Ramush Haradinaj nuk kandidon më për kryetar të AAK-së, Ardian Gjini do të jetë një prej pretendentëve për të marrë drejtimin e partisë.

Kështu është shprehur vetë ai në Rubikon të Klan Kosovës.

“Unë e kam thënë disa herë, e po e përsëris: Aleanca ka kryetar të partisë. Ne si Aleancë mburremi me figurën e Ramush Haradinajt dhe po besoj edhe ata që nuk e votojnë, kanë ndjenjë të posaçme për të. Zgjedhjet në parti, sot 1 vit i nisim. Nëse Ramush Haradinaj nuk garon, unë garoj për kryetar të partisë. Por nëse Haradinaj garon, me të jam sa herë të garon”.

“Po e qartësoj: nëse kryetari Haradinaj nuk garon, unë do të jem kandidat për kryetar të partisë. Mund të ketë edhe kandidatë tjerë, nuk e di. Nuk besoj që do të ndodhë para zgjedhjeve lokale”, deklaroi Gjini.

Ai tha se nuk është Ramush Haradinaj, dhe “edhe po të dua ta kopjoj, nuk mundem”.

Të ngjashme

Të fundit