Home Sport Gjimshiti, Rrahmani apo Asllani, cili ka më shumë gjasa të shpallet kampion në Itali?

Gjimshiti, Rrahmani apo Asllani, cili ka më shumë gjasa të shpallet kampion në Itali?

0
Gjimshiti, Rrahmani apo Asllani, cili ka më shumë gjasa të shpallet kampion në Itali?

Janë në formë të jashtëzakonshme!

Futbollistët e Atalantas po e jetojnë ëndrrën, duke dominuar deri tani edicionin 2024/25 në kampionatin elitar italian.

11 fitore radhazi të skuadrës nga Bergamo, kanë bërë që ky ekip të qëndrojë në krye të renditjes tabelare me 40 pikë të grumbulluara, në 17 përballje të zhvilluara.

Një ndeshje më pak se skuadra e kapitenit të Shqipërisë, Berat Gjimshitit, ka kampioni aktual i Italisë.

Inter me 37 pikë qëndron aktualisht i treti në Serie A, me një pikë pas Napolit.

Ekipi i kapitenit të kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit, mbetet njëri nga pretendentët kryesorë për ta fituar titullin kampion.

Ndërkaq në vendin e katërt është Lazio e cila ka 34 pikë, derisa pasohet nga Fiorentina dhe Juventus që kanë të grumbulluara nga 31 sosh, raporton Klankosova.tv.

Cila do skuadër nga tri pozitat e para aktuale, nëse shpallet kampione, atëherë një shqiptar do ta ngrit trofeun lartë.

Vitin e kaluar e ka bërë Kristjan Asllani me “Nerazzurët”, kurse para dy vjetës e bëri, Rrahmani me Napolin.

A është radha e Berat Gjimshitit që pasi me Atalantan u shpall kampion në UEFA Europa League, ta fitojë edhe kampionatin e Italisë, mbetet të shihet pasi të përfundojnë edhe 21 xhiro sa kanë mbetur në Serie A.

Exit mobile version