14.8 C
New York
Saturday, March 22, 2025

Buy now

Gjimshiti pas disfatës nga Anglia: Të mos demoralizohemi, ka kaluar vetëm një lojë

- Advertisement -

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti pas disfatës që patën nga Anglia në “Wembley”, thotë se skuadra nuk duhet të demoralizohet, por që të analizojë gabimet e tyre, e të bëhet gati për ndeshjen e radhës.

“Ka kaluar vetëm një lojë, besoj që nuk duhet të demoralizohemi. Pas asaj ndeshje duhet ta analizojmë, të harrojmë, dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Gjimshiti për Klan Kosova.

Tutje, ai tregon edhe mundësitë e mira që i patën për të kaluar në avantazh ndaj Anglisë.

“Në pjesën e dytë morëm një motivim të ri që mund ta kapnim këtu në ‘Wembley’, sidomos me hyrjen e Brojës që krijoi direkt dy raste, ku besoj që jo 100 për qind, por me një pasim të saktë mund të ndryshonte lojën. Me golin e dytë aty, humbëm gjithçka. Plani ka qenë që të mos i lejojmë të hyjnë në fazat e rrezikshme, por ata kanë kualitetin dhe teknikën që të fusin në vështirësi, sidomos kur kanë hapësirë si një lojtar që është Bellingham”, tha tutje kapiteni i kombëtares.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit