5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gjimshiti: Mendova se po luajmë në Shqipëri, me italianët duhet të ishim më agresivë

- Advertisement -

Goli më i shpejt i shënuar në histori të “Euro 2024” nuk i mjaftoi Shqipërisë për triumfuar në ndeshjen ndaj Italisë.

Pas takimit, në emisionin “Euro Show” të Klan Kosovës në lidhje direkte me drejtorin e futbollit në ArtMotion, Arlind Sadiku, ishte kapiteni Berat Gjimshiti.

Gjimshiti tha se e ka të vështirë për me pa se çfarë ka ndodhur sonte në lojë, derisa vuri në diskutim nëse goli i Bajramit i bëri mirë ekipit.

Sipas tij, në ndeshje me italianët duhet të jenë më agresivë.

“Tash është pak e vështirë sepse duhet pak kohë me parashiku cfarë ka ndodhë sot. Nuk e di a ka qenë pozitiv goli që kemi shënuar me Nedimin apo ka qenë negativ, na bëri dëm sepse menduam se ishim të avashët, kishin shumë hapësira ata.  Duhesh me qenë më agresiv me Italinë, me i bo faullat, morën vetëbesim dhe nuk ishte lehtë për ne”, tha Gjimshiti, përcjell Klankosova.tv

Kapiteni Berat Gjimshiti komentoi edhe pritjen te tifozëve të Kombëtares. Madje tha se nuk e ndjente që po luante në Gjermani.

“I befasuar, sikur kur u futa në rrugë, ishte plot me flamuj, ngjyra kuq e zi, m’u duk që isha në Shqipëri e jo në Gjermani. Mediat në gjermani më thanë që atmosfera e tifozëe të Dortmundit nuk ka qenë kurrë si kjo e tifozëve shqiptarë”, tha Gjimshiti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit