22.4 C
New York
Friday, June 28, 2024

Buy now

Gjimshiti: Do ta bëjmë më të mirën nesër

- Advertisement -

Kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, ka folur për sfidën vendimtare që do të zhvillohet nesër prej orës 21:00.

Gjimshiti në një konferencë për media tha se skuadra është gati.

Ai theksoi se do ta bëjnë më të mirën në këtë lojë.

“Besoj që gjithë çunat janë gati për këtë sfidë nesër. Sidomos gjëja më e rëndësishme është që jemi ende në grup dhe kemi akoma rast ta kalojmë grupin dhe do ta bëjmë më të mirën dhe ta provojmë ta bezdisim Spanjën”, tha ai.

Kapiteni i “kuqezinjve” shtoi se edhe formacioni i dytë i “Furisë së Kuqe” ka cilësi të njëjtë sikur ai i pari.

“Nuk ndikon. Sepse edhe formacioni i dytë është po thuajse sikur ai i pari. Ne e dimë se çfarë kundërshtarësh kemi përballë”, shtoi kapiteni Berat Gjimshiti në konferencën e mbajtur për media.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit