22.7 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Gjimshiti, besimplotë se nga Serbia do t’i marrin nesër tri pikë

- Advertisement -

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka thënë se ekipi i Sylvinohs është besimplotë se do të dalë fitues nga ndeshja e nesërme kundër Serbisë në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Ndeshja e nesërme, që nis në orën 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet për Botëror.

“Kur luan futboll, gjithmonë duhet të mendosh për fitore. Besimi është i qindpërqindtë, jo vetëm për ne, por për të gjithë shqiptarët që do të përcjellin këtë ndeshje. Nëse e arrijmë fitoren, do të jemi shumë të lumtur”, tha Gjimshiti për Klan Kosova.

Ai thotë se ky grumbullim është i njëjtë sikurse grumbullimet tjera, por shton se kësaj radhe ka gjëra më pozitive, pasi kanë pasur më shumë kohë për stërvitje.

“Pothuajse e njëjta gjë ka qenë edhe ky grumbullim. Kësaj here kemi pasur edhe më shumë kohë për t’u stërvitur sepse kampionatet kanë përfunduar shumë herët. Kemi pas edhe kohë të shohim sidomos ekipin tonë si po luan, por sigurisht edhe kundërshtarin. Besoj se kemi bërë një punë të mirë dhe trajneri besoj do e bëjë një punë të shkëlqyer nesër”, deklaroi Gjimshiti.

Mbrojtësi i Kombëtares Kuqezi tha se sot lojtarët janë të qetë, por pret që nesër tensioni të jetë më i lartë.

Duke folur për çështjen e mungesës së Tifozave Kuqezi nesër në stadium, Gjimshiti nuk deshi të komentojë shumë specifikisht, duke thënë se presin të kenë mbështetje nga të gjithë tifozët, pa dallim.

Të ngjashme

Të fundit