26.7 C
New York
Sunday, September 14, 2025

Buy now

Gjilani zhgënjen në shtëpi

- Advertisement -

Gjilani nuk ka arritur ta regjistrojë fitoren e dytë rresht në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani humbi para shikuesve të vet nga Malisheva me rezultat të thellë 3:1, në kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit kosovar.

Mevlan Zeka kaloi Malishevën në epërsi në minutën e shtatë.

Por shpejt Gjilani barazoi rezultatin. Në minutën e 12-të golin për 1:1 e shënoi Armend Thaqi.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Malisheva, shënoi dy gola të shpejtë për fitoren e parë të këtij edicioni në Superligë.

Në minutën e 72-të, Samuel Opeh shënoi për 2:1, kurse në minutën e 77-të, Altin Aliu për 3:1.

Malisheva është në vendin e tetë me katër pikë sa kanë edhe Gjilani një pozitë më lart dhe Drenica në vendin e gjashtë.

Të ngjashme

Të fundit