25.7 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Gjilani merr tre pikë ndaj Feronikelit ’74

- Advertisement -

Gjilani ka marr tre pikë të reja në Superligë.

Në ndeshjen e javës së 32-të, Gjilani shënoi fitore në udhëtim ndaj Feronikelit ’74 me rezultat 2-3.

 

 

Edhe pse skuadra nga Drenasi kishte epërsinë prej dy golave në pjesën e parë, ”Skifterat” arritën të bëjnë një përmbysje spektakolare në pjesën e dytë.

Hasan Hasani shënoi dy gola për Feronikelin ’74, fillimisht në minutën e 23-të, e pastaj u tregua i sakt nga penalltia, në minutën e 35-të.

Hero i Gjilanit në këtë ndeshje ishte Almir Aganspahic, i cili realizoi hat-tricl.

Aganspahic shënoi golat në minutat 53′, 82′ dhe 90+6.

Me këtë fitore, Gjilani ngjitet në vendin e katërt në tabelë, me 45 pikë, derisa Feronikeli ’74 është e fundit me 15 pikë.

Të ngjashme

Të fundit