Skuadra e Gjilanit ka marrë fitoren e radhës në Superligën e Kosovës, derisa Ferizaj dhe Dukagjini akoma nuk shijojnë një të tillë.
Gjilani ka arritur të mposht skuadrën e Dukagjinit me rezultatin 0:1, në ndeshje të luajtur në udhëtim.
Mysafirët arritën të marrin fitore fal golit të shënuar në pjesën e parë, kur po luhej minuta e 38’.
Golin e shënoi Solomon, i cili edhe del të jetë vendimtari i këtij takimi, duke i dhënë tri pikë skifterave.
Në ndeshjen tjetër të kësaj dite në Superligë, atë mes Drenicës dhe Ferizaj, nuk pati fitues, në një barazim pa gola.
Gjilani, me fitoren e sotme, qëndron skuadër lidere në Superligë, me 13 pikë të grumbulluara. Dukagjini mbetet skuadra e fundit në tabelë, me vetëm një pikë.
Ferizaj, me barazimin ndaj Drenicës shkon në tri pikë, dhe akoma nuk shijon fitore. Drenica në anën tjetër merr pikën e pestë në pesë ndeshje.