Gjilani i është rikthyer fitoreve në Superligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superligës, Gjilani fitoi me përmbysje para tifozëve vendas ndaj Llapit.
Skuadra nga Podujeva shkoi në pushim me epërsi 0-1, me golin e Ardit Tahirit në minutën e 44-të.
Djelmoshat e udhëhequr nga Ardian Nuhiu nuk u dorëzuan dhe arritën ta përmbysin rezultatin brenda një minuti.
Blerind Morina barazoi shifrat në minutën e 85-të, ndërsa Robert Rrahmanin i solli fitoren Gjilanit, me golin e shënuar në të 86-tin minutë.
Me këtë fitore Gjilani shkon në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e 10-të, dy më pak se Llapi që ndoshet në vendin e pestë