Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Gjilani triumfoi 1:2 ndaj Malishevës në udhëtim, duke shënuar një fitore të madhe, shkruan Gazeta Express.
Me këtë fitore, Gjilani shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e tetë.
Në anën tjetër, Malisheva mbetet në pozitën e shtatë me një pikë më shumë.
Dukagjini ka shënuar fitore në sekondat e fundit ndaj Ferizajt.
Klinasit arritën të realizonin krejt në fund për 0:1 nëpërmjet Morinës.
Me këtë fitore, Dukagjini tani ka 20 pikë në vendin e katërt, kurse Ferizaj ka 14 pikë më pak në vendin e parafundit.






