Gjilani ka shënuar një fitore të rëndësishme në Superligën e Kosovës në futboll.
Ekipi i udhëhequr nga Zekirija Ramadani triumfoi 2:0 ndaj Dukagjinit, në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar.
Kësisoj, gjilanasit bënë hap të madh drejt sigurimit të pozitës së tretë, që dërgon në garat evropiane.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 28-të kur shënoi Mevlan Zeka.
E Zeka shënoi edhe në sekondat e fundit të ndeshjes për rezultatin 2:0.
Me këtë fitore, Gjilani tani shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e tretë, tetë më shumë se Prishtina që luan nesër.
Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i pesti me 41 pikë të grumbulluara. /Express/