16 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Gjilani drejt balotazhit: Hyseni nuk e kalon pragun 50%+1 edhe pas votave me postë

- Advertisement -

Gara për kryetar të Gjilanit sipas të gjitha gjasave shkon në balotazh. Edhe pas përfshirjes së votave me postë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, mbetet nën pragun vendimtar prej 50% + 1 vote.

Rezultatet përfundimtare nga qendrat e votimit të komunës tregojnë Alban Hysenin me rreth 49.79% të votave.

Arbër Ismajli (LDK) renditet i dyti me 34.24%.

Riad Rashiti (PDK) ka 12.23%, ndërsa kandidatët tjerë mbeten në përqindje njëshifrore.

Votat me postë i dhanë Hysenit epërsi(rreth 51.77% ndaj 36.32% të Ismajlit), por jo mjaftueshëm për të kaluar 50% + 1 votë në total.

Meqë asnjë kandidat nuk e ka kaluar shumicën absolute, balotazhi do të zhvillohet mes Alban Hysenit (VV) dhe Arbër Ismajlit (LDK).

Të ngjashme

Të fundit