Kampionia e Kosovës në futboll Drita, e ka mposhtur SC Gjilanin në derbin e Anamoravës me rezultat 1:2, duke mos lejuar befasi.
Por, ishin të parët vendasit ata që kaluan në epërsi përmes Almir Aganspahiq, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutin e 45-të.
Skuadra e Zekirja Ramadanit, u kthyen në pjesën e dytë në lojë me Liridon Balajn, i cili shënoi në minutin e 54-të, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, kampionia aktuale shkon në kuotën e 11-të pikëve në tabelë, duke kaluar në vendin e katërt, derisa “Skifterat” mbeten të fundit me shtatë pikë.