Një vozitësi në Gjilan policia i ka hequr të drejtën për vozitjen e mjeteve motorike në afat prej gjashtë muajsh, si dhe e ka gjobitur me 200 euro.
Policia thotë se kjo u bë për shkak se ai ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit.
“Pasi që I është bërë matja e alkoolit me alkool test ka rezultuar se ka qenë nën ndikim të alkoolit me 0.74”, shkruan në kumtesën e policisë.