Policia e Kosovës ka njoftuar për kapjen e një sasie të konsiderueshme të narkotikëve dhe armëve.
Tutje policia tregon se gjatë këtij operacioni janë kryer kontrolle në katër lokacione me qëllim të sigurimit të provave materiale pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës, shkruan lajmi.net.
Policia tregon tutje se ka sekuestruar 2407.6 gram lëndë narkotike, 6.8 gram heroinë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme, thuhet në njoftim.
Më tutje policia tregon edhe se gjatë kontrollit i dyshuari nuk ka qenë prezent, ndërsa është njoftuar nga familjarët e tij që të paraqitet, por ky i fundit nuk është lajmëruar dhe gjendet në arrati.
Njoftimi i plotë:
Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Njësia Gjilan, pas hetimeve të zhvilluar ndaj një të dyshuari, më 09.02.2024, të mbështetur edhe nga njësi tjera policore, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore-Gjilan për urdhër kontrolli.
Policia ka kryer kontrolle në katër lokacione me qellim të sigurimit të provave materiale, pasi që paraprakisht është siguruar informacioni se i dyshuari është i përfshirë në trafikim me lëndë narkotike brenda dhe jashtë territorit të Republikës se Kosovës.
Gjatë kontrollit në vend-banimin e të dyshuarit A.A., (viti i lindjes 1999, mashkull me shtetësi maqedonase), në një fshat të Gjilanit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2407.6 gram (2.4 kg)-lëndë narkotike, dyshohet të jetë heroinë, 6.8 gram-lëndë narkotike dyshohet të jetë marihuanë, dy armë të shkurta, pesë armë të gjata, një veturë me targa të Kumanovës, një veturë me targa vendore dhe një sasi e municionit kalibrash të ndryshme.
Gjatë realizimit të urdhër kontrollit, i dyshuari nuk ka qenë prezent, por është njoftuar nga familjarët që të paraqitet në vendngjarje, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës zyrtarëve policore dhe ndodhet në arrati.
Lidhur me narkotikët, hetimet janë duke u zhvilluar nga DHTN-Gjilan ndërsa rastin për armët e sekuestruara janë duke u marruar njësitë tjera për shkak të kompetencave lëndore. Substancës se dyshuar narkotike iu është bërë testi fushor me që rast ka rezultuar pozitiv. Lidhur me gjitha veprimet e ndërmarra nga DHTN-Gjilan është njoftuar Prokurorja e Shtetit nga PTHDKR-Gjilan.