Dy zyrtarë policorë në Gjilan kanë kryer një akt heroik gjatë ditës së martë, pasi kanë arritur të shpëtojnë dy persona të moshuar nga shtëpia e tyre e përmbytur nga reshjet e dendura.
Sipas njoftimit zyrtar, policët kanë reaguar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke i nxjerrë të moshuarit në kohë dhe duke shmangur pasoja potencialisht tragjike.
“Reagimi i shpejtë dhe profesional i zyrtarëve policorë kanë bërë që të shmangen pasoja të rënda dhe të mbrohen dy jetë njerëzish”, thuhet në njoftimin e policisë.






