Fenerbahce, një nga klubet më të mëdha të Turqisë, është duke ndjekur me kujdes Fisnik Asllanin, sulmuesin kosovar 22-vjeçar që aktualisht luan për Elversberg i huazuar nga Hoffenheim. Por nuk është në këtë mes vetëm klubi turk, por edhe disa të tjerë me emër.
Asllani ka bërë një sezon të shkëlqyer në Gjermani, duke shënuar 12 gola dhe dhënë 5 asistime në 24 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.
Performancat e tij të jashtëzakonshme kanë bërë që Asllani të bëhet një objektiv i nxehtë në tregun e transferimeve. Fenerbahce konsiderohet një nga klubet më aktive në kërkim të tij, duke pasur parasysh potencialin e tij të madh dhe moshën e re.
Transferimi i tij është i realizueshëm financiarisht, pasi kontrata e tij me Hoffenheim është deri në mesin e vitit 2026, dhe vlera e tij në treg vlerësohet në rreth 3 milionë euro.
Megjithatë, Fenerbahce nuk është e vetmja klub që ka shprehur interesim për Asllanin.
Klube të njohura si Anderlecht nga Belgjika, Sporting CP nga Portugalia dhe Lille OSC nga Franca gjithashtu janë në garë për të fituar shërbimet e tij.
Kjo tregon se sulmuesi ynë ka bërë një përshtypje të fortë në skenën ndërkombëtare.