-1.4 C
New York
Friday, February 21, 2025

Buy now

Gjiganti i Serie A nuk dorëzohet për Edon Zhegrovën – do të tentojë sërish në verë

- Advertisement -

Napoli vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit anësor të Kosovës, Edon Zhegrova, i cili është pjesë e Lille.

Mediumet italiane raportojnë se skuadra nga Serie A mbetet e vendosur për të siguruar shërbimet e Zhegrovës, duke e konsideruar atë si një përforcim të rëndësishëm për sulmin.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte kishte bërë përpjekje për ta transferuar 25-vjeçarin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por Lille nuk pranoi ta lejojë largimin e reprezentuesit kosovar, duke e mbajtur në skuadër deri në fund të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit, vetë Zhegrova është i prirur për një ndryshim ambienti dhe synon të largohet nga Lille gjatë afatit të verës.

Aktualisht, ai po përballet me një lëndim dhe pritet të rikthehet në fushë në mes të muajit mars.

Zhegrova ka një kontratë me klubin francez që skadon në verën e vitit 2025.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit