11.2 C
New York
Thursday, November 21, 2024

Buy now

Gjetja e një sasie armësh në veri, Sveçla: Sovraniteti do të mbizotërojë

- Advertisement -

Pas gjetjes së një sasie të armëve në veri të vendit është deklaruar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se u ekspozuan jo vetëm mbetje të bandave kriminale por edhe “vendstrehimi i armëve për planifikimeve të tyre të errëta”.

Por, siguron Sveçla, “…sovraniteti…do të mbizotërojë gjithandej shtetit”.

Postimi i plotë:

Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.

Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta.

Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit