Fenomeni i këtij viti, Gjesti, i është futur punës në muzikë kokë e këmbë.
Në një video të postuar pak më parë në rrjetin e tij në TikTok, Gjesti ka ndarë një klip me këngën e tij më të re, e cila pritet të dalë në treg së shpejti.
Në një nga pjesët e këngës thuhet: “Na jena nda, po me zemër të du hala”, ndërsa diçka që tërheq vëmendjen në tekstin e saj është vargu: “Kokë si gacë e nxehtë, çokolladë e nxehtë”, që mund të jetë një mesazh indirekt për Eglin, pasi shpesh i ka thënë se është si çokollatë e nxehtë.