Pas mesazheve të fundit në grupin e tij me fansat, Gjesti sqaroi në një story “padrejtësinë” që përmendi se po e mbante larg projekteve të reja muzikore.
Ai tha se pasiviteti i tij vinte prej disa konflikteve me kompaninë apo platformën që ka shpërndarë muzikën e tij në treg:
“Këtë sezon unë jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t’i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor.”
Pasi zbuloi se ka disa projekte me të cilat po punon gjithsesi, Gjesti tha se uron ta zgjidhë sa më shpejt konfliktin për të ndarë me njerëzit dhe dashamirësit muzikën e re:
“Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t’u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t’i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t’u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet.”