Gjesti ka ndarë me ndjekësit e tij një njoftim të sinqertë në rrjete sociale, ku përmes një postimi në Instagram ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij të fundit.
Ai ka treguar se është detyruar të tërhiqet përkohësisht si nga jeta publike, ashtu edhe nga aktivitetet e tij muzikore, për shkak të disa çështjeve personale që po kalon.
“E di që jam zhdukur këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte, as me diçka tjetër, por shumë shpejt besoj se do ta zgjidh këtë problem dhe do të rikthehem pranë jush si gjithmonë, me energji dhe projekte të reja”, ka shkruar ai.

Gjesti gjithashtu ka shfrytëzuar këtë moment për t’u shprehur mirënjohjen fansave të tij, duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe dashurinë që i tregojnë.
“Ju uroj krejt të mirat në jetë. Faleminderit për çdo gjë që bëni për mua”, ka përfunduar ai, duke lënë të kuptohet se rikthimi i tij është vetëm çështje kohe.
Se me çfarë padrejtësise po përballet nuk ka dhënë më shumë informacione për fansat e publikut.
Me këtë rast është shtyrë edhe kënga “Gasolina”, të cilën do ta sillte në bashkëpunim me Dhurata Dorën.