30.5 C
New York
Friday, August 15, 2025

Buy now

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë që akuzoi këngëtari

- Advertisement -

Gjesti ka trazuar rrjetin, duke u shprehur se po përballet me padrejtësi nga distributori i tij i mëparshëm, çka po e pengon të publikojë projekte të reja muzikore. Ai u shpreh se “nuk do të dorëzohet kurrë dhe se derisa të zgjidhë këtë çështje, nuk mund të publikojë asgjë”.

Erkand Shabani, drejtues i platformës “Onima”, ka bërë një reagim zyrtar në rrjetet sociale, ku sipas tij “janë duke u shpërndarë lajme të rreme për Onima-n nga Gjesti dhe menaxhimi i ri”. Ai shprehu keqardhje të thellë dhe sqaroi se burimi i mosmarrëveshjes së platformës dhe Gjestit lidhet me monetizimin e përmbajtjeve artistike.

“Onima shpreh keqardhje të thellë lidhur me fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresën tonë nga Gjesti dhe (ekipi) menaxhues i tij”, u shpreh fillimisht drejtuesi i Onima-s. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjes mes Onima-s dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’i liruar nga kontrata për distribuim dhe monetizim të përmbajtjeve artisitke të tij”, u shpreh ai.

Erkandi theksoi se Gjesti dhe platforma e re që e ka në menaxhim, ka kërkuar një shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tyre dhe sipas Onima-s, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e ligjshme.

“Kjo është një çështje, objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti, me vullnet të lirë. Në vend që të adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe ekipi menaxhues i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës, sipas interpretimit të tij të njëanshëm, i cili nuk është në përputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me Onima”.

Gjesti tha se iu bë padrejtësi: Reagon drejtuesi i kompanisë

Reagimi i Erkandit vjen pasi Gjesti adresoi publikisht problematikat që po has rishtazi në karrierë.

“Këtë sezon unë jam detyruar t’i ndal të gjitha projektet për shkak të konflikteve dhe padrejtësive që më janë bërë nga distributori paraprak. Fatkeqësisht detyrohem që derisa këto konflikte të zgjidhen, t’i mbaj të gjitha këto projekte për vete pasi refuzoj kategorikisht të publikoj ndonjë projekt me këtë distributor”, u shpreh Gjesti në një postim në Instagram.

Më tej, shtoi:

“Unë shpresoj dhe besoj shumë që këto konflikte kanë për t’u rregulluar shumë shpejt, në mënyrë që unë të filloj publikimin e projekteve direkt. Besomëni që mezi po pres t’i ndaj me ju këto projekte, edhe besomëni që nuk kam për t’u dorëzuar kurrë derisa drejtësia të gjejë vendin e vet.”

Të ngjashme

Të fundit