Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut edhe pas përfundimit të spektaklit.
Me një stil të veçantë, energji pozitive dhe një qasje të drejtpërdrejtë që e bëri të dallojë gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ai duket se nuk ka ndërmend të ndalet.
Së fundmi, Gjesti ka postuar një mesazh në rrjete sociale, që menjëherë u bë temë diskutimi.

“Veshu, ndreqhu, hala e para, shumë, shumë shpejt tjetra”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë një postimi në InstaStory.
Kjo frazë, karakteristike për stilin e tij urban dhe plot ngjyrë, tingëllon si një paralajmërim i qartë për diçka të re që po vjen, një projekt muzikor.
Postimi i tij i fundit vjen në një moment kur publiku pret me kuriozitet hapin e tij të radhës
Edhe pse nuk ka dhënë detaje konkrete, fraza “shumë, shumë shpejt tjetra” është një sinjal i fortë se Gjesti është gati për të rikthyer vëmendjen drejt vetes.
Duke qenë një nga personazhet më të komentuara dhe më të dashura të këtij edicioni, çdo lëvizje e tij tashmë ndiqet nga mijëra fansa që mezi presin të shohin çfarë do të sjellë në vazhdim.