Sipas Gjestit veprimet e Eglit ndaj tij tregojnë se ajo është fiksuar dhe nuk është e dashuruar.
Madje Gjesti i ka treguar Gertës se dhe ai ka patur një fiksim, por pasi është ndarë nga vajza në fjalë nuk ka patur më asnjë ndjenjë ndaj saj.
“Pas këtyre gjesteve që po ndodhin, veç dashni që nuk është. Kjo është thjesht një fiksim i çmendur. E di çfarë është fiksimi dhe e di çfarë është dashnia. Fiksim kam pas dhe unë, kam qenë i çmend, por fiksim ka qenë se kur u ndava, jam ngritur në mëngjes s’më ka ra në mend për të. Mendoja që e doja, por jo ishte thjesht fiksim”, tha Gjesti.