12.5 C
New York
Monday, April 28, 2025

Buy now

Gjesti për Diellzën: E di që do ta takojë, do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua

- Advertisement -

Ish-e dashura e Gjestit e quajtur, Diellza, ka qenë një nga emrat më të diskutuar në këtë Big Brother VIP.

Atë normalisht që e solli fituesi i këtij edicioni, duke treguar për raportin e tyre dhe se sa shumë e ka ndihmuar në jetë, pasi ishin bashkë pesë vjet.

I pyetur në Post Big Brother VIP nëse ka folur me të apo ka marrë ndonjë mesazh, artisti pejan theksoi se nuk ka ndodhur diçka e tillë.

“Unë e kam sqaruar, ka qenë vajza që kam qenë me të pesë vjet në lidhje më ka mbajtur, kam kaluar shumë gjëra me të. Ndihem në borxh. S’kam kontakt me të”, u shpreh ai.

Tutje tha: “E di që kam me taku dhe do t’ia kthej të gjitha që ka bërë për mua. Unë jam ky”.

Tani ai po vazhdon raportin me Egli Takon, me të cilën pati ulje e ngritje të shumta në Big Brother.

Dyshja theksuan se çdo gjë po ecën mirë dhe se po vazhdojnë me angazhimet e tyre. 

Video

Të ngjashme

Të fundit