“Para 3 orësh, në një darkë romantike pranë detit… një natë që do ta mbaj mend gjatë,” shkroi ajo, shoqëruar me një emoji unaze.
Postimi i saj në Instastory duket të jetë një moment intim dhe romantik, që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjet, ndoshta një rastësi që fansat po e shohin pikërisht në ditën e paralajmërimit të këngës së tij.
Duket se ata nuk janë të panjohur me romancën, pasi Egli dhe Gjesti kanë pasur një lidhje gjatë kohës që ishin bashkë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.







