Pas muajsh të tërë të mbyllur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gjestit i është rezervuar një surprizë e paharrueshme nga produksioni i Big Brother Vip Albania.
Këngëtari, i cili u bë një nga figurat më të komentuar të këtij edicioni, pati mundësinë të performojë në një skenë të improvizuar jashtë shtëpisë, para fansave të zjarrtë që ishin mbledhur aty vetëm për të.
Në atmosferën plot entuziazëm dhe dashuri, Gjestit iu dha mikrofoni dhe për pak minuta, ai iu rikthye magjisë së muzikës – kësaj here jo për banorët e shtëpisë, por për njerëzit që e kanë mbështetur nga jashtë, shkruan Telegrafi
Por ishte motra e Gjestit ajo që nuk e përmbajti dot emocionin. E pushtuar nga malli dhe dashuria për të vëllanë, ajo theu barrierat e skenës dhe u ngjit me nxitim për ta përqafuar. Në një moment të papritur dhe tejet të ndjerë, ajo i hodhi krahët rreth qafës, ndërkohë që Gjestit iu ndal zëri nga surpriza.
Sigurimi ndërhyri menjëherë për ta larguar nga skena, me shumë kujdes dhe respekt, në mënyrë që performanca të mund të vazhdonte. Publiku, që përjetoi gjithçka live, shpërtheu në duartrokitje, duke e kthyer këtë moment në një nga më të bukurit dhe më të sinqertët të edicionit.