15.4 C
New York
Sunday, June 15, 2025

Buy now

Gjesti ndez Nju Jorkun, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë

- Advertisement -

Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut me performancën e tij të zjarrtë.

 

Megjithatë, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.

Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndreqe”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit, i zënë në befasi, tundi kokën dhe nisi të lëvizte në ritmin e muzikës, duke mos i rezistuar energjisë së këngës.

Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.

Të ngjashme

Të fundit