16.8 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Gjesti merr vendimin pas daljes nga Big Brother Vip, ja ku do e shohim

- Advertisement -

SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big Brother VIP” Gjesti. Në një postim në rrjetet sociale, label-i njoftoi se artisti është tashmë pjesë e familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.

Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e dalloi gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show, Gjesti duket se është gati të shndërrohet nga një fenomen televiziv në një forcë të re në muzikë.

“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë. Pas kamerave dhe dritave të Big Brother-it, Gjesti sapo hapi dritaren drejt skenës.

 

Të ngjashme

Të fundit