31.1 C
New York
Monday, August 4, 2025

Buy now

Gjesti ia bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi

- Advertisement -

Pas publikimit të videos virale që në qendër ishin Jozi dhe Stresi, rrjetet sociale u ndezën me reagime, dhe komente të shumta.

Në mesin e kësaj zhurme, Gjesti mori një vendim të papritur: e hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Ky veprim u komentua gjerësisht, sidomos sepse Stresi ka qenë një nga përkrahësit më të fortë të Gjestit gjatë kohës së qëndrimit të tij në BBVIP, duke e mbështetur publikisht në intervista dhe rrjete sociale.

Por nuk u desh shumë kohë që të vinte reagimi i vetë Stresit. Ai vendosi të kthejë të njëjtën “monedhë”, duke e hequr edhe ai Gjestin nga lista e ndjekësve të tij në Instagram.

Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka reaguar me ndonjë deklaratë të drejtpërdrejtë, por veprimet në rrjet flasin më shumë se fjalët.

 

Të ngjashme

Të fundit