Në prag të përballjes mes Serbisë dhe Shqipërisë, që pritet të zhvillohet këtë fundjavë në stadiumin “Duboçica” në Leskovc, kombëtarja kuqezi ka kryer të premten seancën e saj të fundit stërvitore.
Në fotot e shpërndara nga ambientet e stadiumit bie në sy mungesa e flamurit shqiptar, raporton Euronews Albania.
Kjo përbën shkelje të protokolleve ndërkombëtare të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshjet mes përfaqësueseve.