Ndeja e organizuar të dielën në një diskotekë në Kosovë, ku ishin ftuar Gjesti dhe Egli, nuk do të ndodhë!
Krejt kjo, pas raportimit të Prive Klan Kosova për koncertin e tyre.
Burimet kanë treguar se menjëherë pasi u bë publike se ata do të performonin bashkë në të njëjtën diskotekë, Gjesti brenda minutash telefonoi njerëzit kompetentë për ta anuluar këtë paraqitje.
Krejt kjo “tollovi” dhe mos-përgjegjësia e Gjestit ndaj fansave që po e prisnin në Ferizaj erdhi si shkak i ndarjes së skenës me bukuroshen Tako.
Sipas të njëjtave burime, ai e anuloi koncertin vetëm e vetëm për shkak se aty do të ishte edhe Egli.
Siç duket, mes tyre ka hatërmbetje që e çuan këngëtarin deri në refuzimin e një date, që pos tjerash do i siguronte edhe të holla.