3.4 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gjesti emocionues, Kate Winslet dhuroi 5 mijë paund për një vajzë me shikim të dëmtuar

- Advertisement -

Gjesti i aktores Kate Winslet për të dhuruar 5 mijë paund për një 11-vjeçare me një sëmundje të rrallë për shkak të së cilës ajo pritet të humbasë shikimin me kalimin e viteve po bën bujë globale.

Vajza ka një faqe online për mbledhjen e fondeve në Go Fund Me, në të cilën ajo përshkruan të gjitha vendet që do të donte të vizitonte para se të humbiste shikimin.

Lily-Rae, nga Nottingham, u diagnostikua me një gjendje të rrallë gjenetike të quajtur sëmundja Stargardt në dhjetor.

Nëna e saj Emma krijoi një faqe për mbledhjen e fondeve për të bërë realitet ‘ëndrrat’ e së bijës dhe aktorja e njohur dhuroi 5000 paund duke lënë mesazhin personal të mëposhtëm.

“I uroj Lily-Rae-s disa aventura magjike në mënyrë që ajo të krijojë shumë kujtime të veçanta! Shumë dashuri, Kate Winslet dhe familja e saj.”

Lily-Rae tha: “Ne ishim të tronditur. Po qanim”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit