17.1 C
New York
Friday, April 18, 2025

Buy now

Gjesti – Eglit: Meriton një më të mirë se unë, besoj se do ta gjesh

- Advertisement -

Gjesti dhe Egli Tako duket se nuk kanë rënë dakord akoma për raportin me njëri-tjetrin.

Ata nuk janë qartësuar se si qëndrojnë në këtë marrëdhënie duke bërë lëmsh edhe fansat e publikun.

Këngëtari pejan i tha së fundmi banores se ka ndjenja dhe se e cilëson ‘të dashur’.

E në ditën e sotme (e mërkurë), i tha se nuk e meriton atë dhe se do ta gjejë lumturinë e botës te dikush tjetër.

“E meriton lumturinë e botës, e di se do ta gjesh lumturinë e botës, unë e di”, tha Gjesti.

Egli në anën tjetër ia ktheu: “Si ka mundësi të deklarosh një natë përpara se ti je e dashura ime dhe të nesërmen t’i thua të dashurës që do e gjesh lumturinë e botës”.

“Ti e meriton një më të mirë se unë, e meriton me qenë e lumtur. Besoj se do ta gjesh. Shumë gjëra të mira do të ndodhin”, u shpreh ai.

 

Të ngjashme

Të fundit