9.7 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Gjermania vendos të zgjasë mandatin e trupave të saj në Kosovë

- Advertisement -

Qeveria gjermane ka vendosur të zgjasë mandatin e disa misioneve ushtarake jashtë vendit, përfshirë edhe pjesëmarrjen në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Për të hyrë në fuqi, vendimi duhet të miratohet nga Bundestagu – Parlamenti i Gjermanisë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se ky vendim tregon përkushtimin e vazhdueshëm të Berlinit për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit, ka raportuar gazeta gjermane Zeit.

Forcat gjermane të Bundeswehr-it janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999, kur u vendosën si pjesë e misionit KFOR të udhëhequr nga NATO.

Aktualisht, në Kosovë janë të stacionuar rreth 400 ushtarë gjermanë.

“Situata e sigurisë në vend mbetet e brishtë”, deklaroi Kornelius.

Në vitin 2023, kontingjenti gjerman u shtua përkohësisht për shkak të rritjes së tensioneve në veri të vendit.

“Një Kosovë e qëndrueshme është me rëndësi thelbësore për Gjermaninë dhe të gjithë Evropën”, tha Kornelius.

Zeit raporton se, ndërsa misioni i KFOR-it është teknikisht i pafund, mandati i tij i paraqitet ende Bundestagut për miratim vjetor.

Të ngjashme

Të fundit