18 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Gjermania vazhdon me fitore, triumfon ndaj Hungarisë

- Advertisement -

Kombëtarja e Gjermanisë ka dëshmuar se është një nga favoritët për “Euro 2024”, duke triumfuar Hungarisë.

Gjermanët zhvilluan një tjetër fantastike paraqitje për të fituar në fund me rezultat 2:0.

Gjermania e nisi më mirë duke pasur mundësi përmes Havertz dhe Andrich, por të dy dështuan t’i finalizonin rastet.

Ishte talenti i Bayern Munichut Jamal Musiala që përfitoi nga një top i vjedhur i Gundoganit për t’i dhënë epërsinë Gjermanisë (23’).

Hungaria arriti ta barazonte në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Sallai, por pastaj rezultoi që ishte pozitë jashtë loje (45+2’).

Gjermani ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, me Gundogan që e vulosi fitoren pas një asistimi mahnitës nga Mittelstadt (67’).

Nikoqirët kishin raste edhe për të shënuar edhe së paku dy gola tjerë por që assesi s’i finalizuan.

Në ndeshjen e radhës, Gjermania do ta ketë testin e vështirë kundër Zvicrës derisa Hungaria përballet me Skocinë.

Përndryshe, Gjermania u bë skuadra e parë që avancon në fazën e eliminimit direkt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit