-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Gjermania starton furishëm në Evropian, mposht Skocinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Gjermanisë e ka nisur Evropianin me fitore të thellë.

Në ndeshjen hapëse të këtij turneu që nisi të premten dhe do të zgjasë një muaj, Gjermania e mposhti Skocinë në kuadër të Grupit A.

Ndeshja e luajtur në stadiumin “Allianz Arena” në Munchen, përfundoi me rezultatin e thellë 5:1 në favor të Gjermanisë.

Qysh në pjesën e parë, Gjermania i dha fund dilemës së fituesit pasi gjatë këtyre 45 minutave shënoi hiq më pak se tri gola. Florian Wirtz (10’), Jamal Musiala (19’) e Kai Havertz (45’) nga penalltia ishin realizatorë në pjesën e parë.

Golin e katërt për Gjermaninë e shënoi sulmuesi Nicklas Fullkrug (68’), të cilit tetë minuta më vonë iu anulua një gol për shkak të pozitës jashtë loje.

Golin e nderit për Skocinë e realizoi mbrojtësi i Gjermanisë, Antonio Rudiger, i cili shënoi autogol në minutën e 87-të, përpara se Emre Can në minutën e tretë të kohës shtesë ta vulos rezultatin përfundimtar të takimit.

Ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet të shtunën prej orës 15:00, ku do të përballen Zvicra me Hungarinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit