6 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe karnavaleve

- Advertisement -

Gjermania ka shtuar masat e sigurisë në prag të festivalit të birrës dhe karnavaleve që njihet si “Oktoberfest”. Sulmi vdekjeprurës me thikë, i muajit të kaluar në Solingen, ka bërë që organet e rendit t’i paralajmërojnë pjesëmarrësit në festival se masat e sigurisë do të krijojnë radhë më të gjata në pikat hyrëse. Për herë të parë në historinë 189-vjeçare të festivalit bavarez të birrës, do të përdoren pajisjet elektronike për zbulimin e armëve.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka kërcënime specifike për festivalin më të madh popullor në botë, i cili fillon të shtunën në Mynih me rrotullimin tradicional të fuçive të birrës. Festivali që përfundon më 6 tetor pritet të frekuentohet nga 6 milionë pjesëmarrës.

Shtimi i masave të sigurisë vjen pas sulmit të 23 gushtit në Solingen që la tre të vdekur dhe tetë të plagosur. I dyshuari i arrestuar për sulmin është një ish-azilkërkues sirian që duhej të ishte dëbuar drejt Bullgarisë vitin e kaluar, por që u fshihej autoriteteve. Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por pa dhënë prova. Dhuna që tronditi Gjermaninë nxori në plan të parë të politikës gjermane çështjen e emigracionit.

Këtë javë, Ministria e Brendshme i zgjeroi kontrollet në të gjitha pikat kufitare tokësore të vendit, që do të zgjasin për gjashtë muaj dhe do të vënë në provë unitetin e bllokut. Efektet e sulmit në Solingen dhe dhuna e kohëve të fundit në të gjithë Gjermaninë do të reflektohen në Oktoberfest. Për herë të parë do të përdoren mjete portative për zbulimin e armëve. Përveç 600 policëve dhe 2000 punonjësve të sigurisë, autoritetet do të instalojnë mbi 50 kamera në ambientet ku zhvillohet festivali që do të jetë i rrethuar me një gardh teli. Pjesëmarrësve u ndalohet që të sjellin me vete thika, shishe qelqi dhe çanta shpine./VOA/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit