20.9 C
New York
Thursday, July 4, 2024

Buy now

Gjermania në çerekfinale të EURO 2024, fitojnë me rezultat komod ndaj Danimarkës

- Advertisement -

Kombëtarja e Gjermanisë është skuadra e dytë që kalon në çerekfinale të EURO 2024, pasi shënuan fitore komode 2:0 ndaj Danimarkës në Signal Iduna Park.

Pas Zvicrës, edhe Gjermania tashmë ka kaluar në 1/4 e finales, atu ku priten edhe gjashtë skuadra të tjera nga ndeshjet në vijim.

Gjermania si vend mikpritës i Evropianit u takua me Danimarkën në qytetin e Dortmundit sonte, në një ndeshje që i pati të gjitha, si raste të mira, ndërprerje takimi, gola të anuluar e gola të pranuar.

Skuadra e Julian Nagelsmann, është më e mirë në tërësi, duke pasur më shumë nga ndeshja, por që edhe Danimarka nuk ishte aspak inferiore.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, por që Gjermania kishte shënuar një gol në minutën e katërt, që u anulua për ndërhyrje të palejueshme.

35 minuta pasi filloi ndeshja, gjyqtari kryesor i takimit e ndërpreu ndeshjen për shkak të reshjeve atmosferike, teksa kur rifilloi ndeshja deri në mbyllje të pjesës së parë nuk pati gola të shënuar.

Pjesa e dytë e takimit nisi furishëm, me Danimarkën që gjeti rrjetën me anë të Andersen, por që VAR e anuloi atë për pozitë jashtë loje milimetrike.

Pak minuta më pas, saktësisht në minutën e 53-të, VAR e ndihmoi gjyqtarin për të akorduar penallti pas një prekje të topit me dorë, nga ku Kai Havertz u tregua shumë i saktë, për rezultatin 1:0.

Gjermania deri në fund të ndeshjes shënoi edhe një gol. Ishte minuta e 68-të, kur Schlotterbeck asistoi te Musiala, me këtë të fundit që shënoi bukur për 2:0.

Deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat, me një gol tjetër të anuluar nga VAR në minutat shtesë, kësaj radhe për Gjermaninë.

Me rezultatin 2:0 përfundoi ndeshja në Signal Iduna Park në të mirë të Gjermanisë dhe tani ata sigurojnë biletën për në çerekfinale, teksa Danimarka e përfundon rrugëtimin e saj këtu.

Gjermania në çerekfinale do të përballet me fituesin e takimit Spanjë – Gjeorgji, me ndeshjen që zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit